Kiara dhe Luizi kanë diskutuar sërish ditën e sotme dhe shkak është bërë një sfidë e Vëllait të Madh. Vajzat nuk duhet t’i flisnin djemve deri në darkë, dhe nëse e përmbushnin këtë mision do të kishin një avantazh në lojë.
Luizi bëri disa përllogaritje duke aluduar se avantazhi në lojë ishte që vajzat do të ishin imune nga nominimi ditën e nesërme. Ai e zuri Kiarën në cep të lavamanit duke mos e lënë të dalë deri në momentin që ajo do i fliste për t’i kërkuar të largohej.
Fillimisht moderatorja e mori me shaka këtë situatë, por më pas situate u bë serioze kur pranë tyre u afrua edhe Olta e cila i kërkoi Luizit ta lërë Kiarën të dalë, duke aluduar se ai po ushtron dhunë ndaj saj.
Nga ana tjetër Luizit iu bashkua edhe Armaldo, duke e penguar Kiarën të dalë nga cepi pranë lavamanit. Kjo situatë solli diskutime të shumta dhe vajzat e humbën sfidën.
Luizi tha se e bëri gjithë këtë gjë për faktin se Tani mund të ishte i rrezikuar në rast se shkonte në nominim përballë djemve të tjerë, duke theksuar se në rast të kundërt të rrezikuarat janë Nita dhe Dea.
Por Kiara zgjodhi të mbajë qëndrim ndaj tij duke e akuzuar edhe njëherë se është i aftë të bëjë çdo gjë për lojë. Ajo diskutoi me Luizin dhe i kërkoi atij të largohej, e më pas u pa e përlotur në oborr.