Grupi i Partisë Popullore Europiane po mban shënim presionin e fundit politik ndaj Prokurorisë, duke pasur parasysh faktin se Prokuroria shqiptare për Krime të Rënda ka kërkuar nga Parlamenti që të heqë imunitetin e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri që ta hetojë atë mbi akuzat për korrupsion dhe trafik droge.
Megjithatë, Partia Socialiste në pushtet, votoi në Parlament në datën 25 tetor, kundër heqjes së plotë të imunitetit të Tahirit.
Grupi i PPE mbështet plotësisht kryetarin e PD, Lulzim Basha, i cili dënoi presionin politik të Kryeministrit ndaj Prokurorit dhe përdorimin politik të shumicës parlamentare për t’i dhënë mbrojtje politike ish-ministrit Tahiri.
Grupi i PPE i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe shumicës qeverisëse të ndërpresin menjëherë presionin mbi Prokurorinë, si dhe të kanalizojnë instrumentet e tyre politike për të mbrojtur drejtësinë.
Grupi i PPE nënvizon se dekriminalizimi i zyrave të shtetit është një hap i rëndësishëm për rritjen e kulturës politike në vend. Për më tepër, lufta kundër krimit të organizuar mbetet një çështje jetike për Shqipërinë në funksion të angazhimit të saj për sundimin e ligjit në kuadër tëe integrimit në BE.
FACT CHECK: ShkodraWeb synon t'ju informojë në mënyrë të drejtë dhe të saktë. Nëse ju konstatoni se ka ndonjë pasaktësi të mundshme, jeni të lutur të na e raportoni këtu