Vllaznia triumfoi 3-1 me Partizanin në Shkodër, në ndeshjen e parë çerekfinale të Kupës së Shqipërisë.
Shkodranët shohin veten në avantazh pas 10 minutash lojë. Portierit Hoxha i rrëshqet topi nga duart, aty gjendet Kaina, i cili përfiton dhe shënon.
Ekipi i Mirel Josës mund të festonte sërish pas gjysmë ore loje me golin e Cobës. Skuadra e Colellas nuk dorëzohet dhe vendos ekuilibrat me Matondo, pas një gjuajtje nga distanca.
Pjesa e dytë do shihte sërish Kainën protagonist, sulmuesi “tund rrjetën” duke i dhënë ekipit një fitore të merituar.