Dita e sotme duket se ka qenë zyrtarisht e fundit në drejtimin e Orkestrës Simfonike të RTSH- së për dirigjentin e mirënjohur shkodran Jetmir Barbullushi. Pas 32 viteve, ai i ka dhënë fund karrierës fantastike dhe shumë të suksesshme si dirigjent i Orkestrës Simfonike të RTSH- së.
Në një video të shpërndarë në rrjete sociale, shihet edhe surpriza që ditën e sotme muzikantët e Orkestrës Simfonike të RTSH- së i kanë bërë dirigjentit të tyre, ku nuk ka munguar as shishja e shmapanjës, tradicionale të raste të tilla.
Natyrisht, nuk ka munguar as edhe një fjalim i shkurtër i vetë dirigjentit shkodran për muzikantët e trupës së tyre. Sigurisht, ka ligje dhe rregulla por për artistët, profesionistët e rangut të Jetmir Barbullushi, ato nuk vlejnë e nuk duhet të vlejnë. Një vlerë e tillë, nuk duhet të nxirret “në hije” për shkak të pensionit, aq më shumë kur fuqitë e tij njerëzore dhe profesionale, janë në nivele shumë të larta.
ShkodraWeb uron dirigjentit Jetmir Barbullushi, duke qenë të bindur se sot është thjeshtë nisja e një etape të re, të rëndësishme dhe e sukseseshme në jetën dhe profesionin e maestros.
Kush është Jetmir Barbullushi
Jetmir Barbullushi është një dirigjent i njohur dhe autor këngës. Ai u lind ne Shkoder 22/3/1958. Mesimet e para te muzikes i merr nga i jati Zyhdi Barbullushi, ne instrumentin e pianos dhe te fizarmonikes qe ne moshen 5 vjecare dhe nga mësuese Ida per nje periudhe te shkurte. Ne klasen e trete fillore ndjek shkollen e muzikes ne degen e pianos me profesoresh Irena Banushi.
Ne moshen 9 vjecare del ne skenen e teatrit “Migjeni” si solist ne fiarmonikë me fantazin e Agim Krajkes, ku merr duartokitjet e para te publikut shkodran (per 2 jave rresht) dhe behet i njohur ne rrethin e muzikanteve dhe te artisteve. Luan gjithashtu marshin turk per dy fizarmonika me te jatin e tij ku pritet me shume sukses.
Ne 1968 ne klasen e 5- të, fiton konkursin per piano ne liceun artistik “Jordan Misja” ne Tirane. Gjate kesaj periudhe dallon me talentin e tij dhe shpesh behet objekt i bisedave te studenteve me te rritur qe e venin nga nje klas ne tjetren per ta degjuar sdm, ne fizarmonik. Gjatë shkolles se mesme dallon per talentin e tij ne klasin e pianos te Vladimir Kapo per 2 vite dhe ne klasen e Takuina Trujes per 5 vite ku fioton cmime inkurajuse qe u organizonin ne ate kohe, vlersohet shkelqyeshem me note maksimale ne provim diplome.
Pastaj ne 1977 caktohet te bejne stazhin si udheheqes i muzikes ne klubin e rinise “Herojt e Vigut” ne Shkoder. Per here te pare ne kete instutucion drejton formacionin muzikor te tij dhe njihet me shume artist shkodran por dhe me kengetar te mirenjohur ku dallohet per aftesi drejtuese. Nen drejtimin e tij jepen shume koncerte brenda qytetit por dhe jashte tij ne aktivitete te rendesishme kombetare.
Ne vitin 1979 fiton konkursin ne degen e pjanos dhe te dirizhimit, ku vazhdon per dirigjent simfonik ne klasen e profesor Mustafa Krantes. Ne 1979 qysh ne vit te pare krijon grupin popullor te ri te Institutit teArteve (sot Universiteti i Arteve) dhe behet i njohur si muzikant ne jeten artistike te kryeqytetit dhe te gjithe Shqiperise nepermjet shfaqeve televizive dhe regjistrimeve te shume kengeve te njohura popullore qe jane te regjistruara, te orkestruara dhe te drejtuara nga ai.
Perfaqeson Shqiperine ne aktivitete jashte vendit duke duke qene student si ne Kosove, Gjermani Perendimore ne 1981. Ne vitin e 3- të, drejton per herë te parë Orkestren Simfonike te studenteve te Akademisë ne koncertet e studenteve ne “Dekadat e majit”, ku vleresohet si dirigjent me cmime te para dhe te dyta.
Duke drejtuar vepra te studenteve me te mire, gjithashtu dhe ne vitin e 4- ët merr cmimin e pare ne “Dekaden e majit”. Mbaron shkelqyeshem me note maksimale provimin e dirizhimit. Ne vitin 1983 caktohet si dirigjent ne Orkestren Simfonike te Filarmonise se Shkodres ku dhe mbron diplomen me kete orkester. Ne kete periudhe jep shume koncerte qe organizoheshin qofte ato per festa apo qeveritare, ku dallohen per cilesin e larte artistike.
Me kete orkester punon per 10 vite me radhë ku e çon ne nivelet me te larta te kohes duke u vleresuar 2 herë me cimme te para dhe nje here me te dyte ne takime kombetare qe organizoheshin ne ate kohe te orkestrave simfonike dhe filarmonive te qyteteve te ndryeshme te Shqiperisë. Gjate kesaj periudhe, është drejtues per 8 vjet me radhë i Festivalt Kombetar te Femijeve dhe atyre lokal, ku luhej “dal vivo”.
Perfaqeson qytetin ne aktivitete nderkombetare per femi si ne Preveze te Greqise 1987. Ne kete periudhe, ftohet te drejtojë orkestren profesioniste te T.O.B., ku drejton disa koncerte me soliste te njohur si Inva Mula, Renato Ripo etj. Drejton premier baleti (Lulja Homine) te Hajg Zaharjan, duke bashkepunuar me artiste te mirenjohur. Gjate kesaj kohe merret me krijimtari, ku dallohet per kompozimin e disa kengeve te muzikes se lehte dhe asaj popullore, dhe asaj per femijë, ku merr pjes ne festivalet kryesore kombetare dhe lokale.
Ne vitin 1991, kerkohet te drejtojë Orkestren Profesioniste te RTSH, ku vazhdon te drejtojë edhe sot. Nen drejtimin e tij mbajne vulen shume koncerte te niveleve te larta artistike brenda dhe jashte vendit, ku spikat cilesia e larte muzikore ka qene per 2 vite edhe udheheqes artistik i Orkestres Simfonike te RTSH dhe te shume aktiviteteve kryesore, sic ershte Festivali Kombetar i Kenges ne RTSH, te cilin e ka drejtuar per 30 vite me radhe.
Ka bashkepunuar me shume artistet me te njohur shqiptare dhe te huaj, nga ku merr dhe vleresime. Ka drejtuar disa here jashte vendit ku ka marrë vleresimet me te larta nga kritiket dhe opinioni artistik i kohes. Sot vazhdon te drejtoje orkestren e RTSH dhe ringren jeten artistike te qyteteve te Shqiperise dhe te Kosoves, veçanerisht asaj te Shkodres, qytetit tij te lindjes nga e cila s’eshte ndare kurre.