Sabiani ka hyrë mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP dhe do të jetë banori më i ri i shtëpisë. Tashmë ai do jetë i pranishëm dhe do shohë nga afër raportin mes vajzës së tij, Keisit dhe Kristi Aliajt.
Kujtojmë se Sabiani ka qenë skeptik për këtë lidhje, për të cilën ka reaguar përmes postimeve në rrjetet sociale. Edhe gjatë hyrjes në shtëpi, Sabiani i tha vajzës së tij që është mërzitur shumë me të sepse nuk i kishte zbatuar porositë e tij.
“Ma ke thyer besimin. Rrëshkite. Nuk ke pse bie pre e askujt. Ki besim te gustot e mia”, i tha Sabiani Keisit.
Ndërkohë mbetet për t’u parë sesi ai do të sillet dhe çfarë opinion do të ndajë brenda shtëpisë.