Gazetari i njohur, Ronaldo Sharka ishte së fundmi i ftuar në emisionin “Wake Up” ku ndër të tjera foli dhe për eksperiencën e tij në “Big Brother VIP”.
Ronaldo u ndal dhe te një nga banorët e reality show-t, Luiz Ejlli, ku tregoi se nga lindi dashuria e madhe që ka për të.
“Luizi ka qenë i vetmi person që vinte në rulot kur isha me Zhaklinën. Luizi ka qenë personi i parë që ka marrrë vesh historinë time dhe të tim ati dhe më ka thënë do të marr në finale me vete. Se kjo ishte një nga dëshirat e tim ati që unë të isha në finale. Madje dhe shpeshherë kur më ka ngacmuar ditët e para, unë nuk e kuptoja, e ka bërë për të më ngritur. E kam kuptuar nga jashtë. Sepse ai njerëzit që do i fut në lojë.
Kur unë jam futur në shtëpi, nga ruloti, nuk kisha krevat. Asnjëri prej meshkujve nuk më tha hajde fli katër orë tek krevati im. Personi i vetëm që më tha ishte Luizi. Përveç lojës, këto gjeste tregojnë shumë për natyrën e atij njeriu. Unë kam parë tek ai një zemër të mirë”, u shpreh Ronaldo.