Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte moti të paqëndrueshme për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet me alternime vranësirash deri ne të dendura dhe kthjellime. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash në mbrëmje shoqëruar me shkarkesa elektrike më të përqendruara këto në pjesën veriore në orët e mbrëmjes. Reshje bore të dobëta në male. Prani të mjegullës.
Era do të fryjë me drejtim juglindje – jugperëndim me shpejtësi mesatare 1 – 8m/s. Përgjate vijës bregdetare dhe zonat luginore era me shpejtesi 8 – 12m/sek. Valëzimi në dete i forcës 2-3 ballë.