Një aksion i shpejtë dhe mjaft efikas është zhvilluar sot rreth orës 15.00 në afërsi të Bexhistenit në qytetin e Shkodrës. Lajmi bëhet i ditur nga raportime të dëshmitarëve në vendngjarje që raportojnë për ShkodraWeb.
Sipas burimeve, në afërsi të supermarketit të njohur në atë zonë, është ndaluar një makinë, nga e cila ka dalë një person. Bëhet me dije se ai është neutralizuar dhe më pas është vënë në pranga nga efektivë të “Shqiponjave” të Shkodrës.
Personi në fjalë, nuk ka mundur të bëjë asnjë lloj veprimi apo rezistence, ndërsa është shoqëruar në mjediset e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Me gjasë, është ndonjë person i shpallur në kërkim.
Deri në këto momente, nuk ka njoftim nga DVP Shkodër por pritet që në vijim të jepet edhe komunikata zyrtare lidhur me këtë aksion të radhës të “Shqiponjave” të Shkodrës.