Ditën e sotme është mbledhur Kryesia e Partisë Socialiste, e cila ka zgjatur përreth 1 orë e 30 minuta.
Burime nga mbledhja bëjnë me dije se në mbledhje po diskutohet për kandidatët për kryebashkiakë për zgjedhjet e 14 majit dhe për organizimin politik në të gjitha degët.
Mësohet se mbledhja, e nisur prej orës 8 e 30 të mëngjesit të sotëm dhe është thirrur nga kryeministri Edi Rama.
Në mbledhje kanë marrë pjesë disa ministra të qeverisë dhe mendohet se janë propozuar disa nga kandidatët për bashkitë e vendit.