Lajmet qe kane qarkulluar ditet e fundit per nje çeshtje “Latifi” te Vllaznia, jane konfirmuar edhe nga ana e vete trajnerit Mirel Josa ne konferencen e sotme per shtyp.
Ai ka deklaruar se lojtari eshte gjobitur nga ana e klubit dhe njekohesisht edhe pezulluar. Qe do te thote se nuk do jete pjese e skuadres te pakten per ndeshjen e neserme ndaj Partizanit.
“Ka disa te verteta ne lidhje me çeshtjen e Latifit. Por mua me intereson skuadra dhe jo individi. Per veprimin e bere prej tij ne ndeshjen e kaluar ndaj Teutes, klubi ka marre masat e duhura si nga ana financiare ashtu edhe sa i takon aktivizimit te tij.
Kjo do te thote se Latifi nuk do te jete neser me skuadren ne ndeshjen me Partizanin”- eshte shprehur trajneri i Vllaznise. Nje ceshtje qe ne fakt vjen ne nje moment te papershtatshem sepse skuadra tashme ka nevoje per secilin prej lojtareve.
Por te Vllaznia nuk duan t’ia dine sepse gjesti i sulmuesit anesor qe nuk ka pranuar te luaje ne pjesen e dyte ne ndeshjen ndaj Teutes eshte vertete i denueshem.