Kristian Shkreli është tashmë kandidati i PS- së për Bashkinë Vau Dejës. Ai është prezantuar zyrtarisht nga Elisa Spiropali, si e deleguar për qarkun e Shkodrës nga PSSH- ja.
Pak ditë pas prezantimit, duket se e majta nuk ka humbur kohë teksa kanë nisur edhe takimet apo drekat e punës. Ka qenë vetë kandidati Kristian Shkreli, i cili përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare, ka shpërndarë disa foto, shoqëruar edhe me përshkrimin si më poshtë:
“Pas një dite intesive , drekë pune me kryetarin PSD z.Tom Doshi, deputetin z.Gledis Çeliku . Me kryetarin e Bashkise Vau Dejes z.Mark Babani, kandidatin e partise Socialiste per kryetar Bashkie Vau Dejes z. Kristian Shkreli,. Të pranishëm , koordinatori PS per Bashkinë Shkodër Z. Edmond Ndou, z. Vehbi Shkjau, si dhe përfaqësuese të partisë Socialiste në Bashkinë Vau Dejes.
Të gjithë bashkë do sjellim më të mirën në Bashkinë Vau Dejës . Gjithë bashkë më të bashkuar se kurrë për një të nesërme më të mirë . Nje falenderim te veçante per secilin nga ju! Bashkë do ja dalim! Për Vau Dejësin që duam!”, shkruan Shkreli.
Mark Babani u tërhoq nga gara për një mandat të dytë, duke i besuar nënkryetarit të tij Kristian Shkreli vijimin e qeverisjes, duke qenë edhe nënkryetar i Bashkisë Vau Dejës aktualisht. Shkreli do të ketë përballë Zef Hilën e PD- së me 14 maj 2023.