Vllaznia dhe Partizani nuk shkuan më shumë se një barazim 1-1 në Shkodër, në ndeshjen e Superligës. Da Silva do realizonte në portën e ish-skuadrës së tij, në minutën e 3-të.
Akoma pa kaluar 10 minuta loja, sfida do ndizej flakë, shkodranët do fitonin një penallti me Esat Malën. Do ishte Bekim Balaj që do merrte përsipër ekzekutimin e 11-metërshit, duke u treguar i saktë nga pika e bardhë, goli i tij i parë pas rikthimit te ky ekip.
Deri në fund s’do kishte ndryshim rezultati, kryeqytetasit janë në vendin e dytë me 41 pikë, ndërsa Vllaznia renditet e katërta me 37 pikë.
Ndërkohë, Tirana ka mposhtur Laçin me rezultatin 3-1 në stadiumin “Elbasan Arena” në ndeshjen e vlefshme për javën e 25-të të Kategorisë Superiore, duke vijuar marshimin drejt titullit kampion.