Shkruan në Facebook Gjergj MARKU, gazetar: Ndahet nga jeta Ndue PICAKU, kengetari i Grupit te Burrave te Ansamblit “Mirdita”, “Mjeshter i Madh”!… Krejt papritur, pas nje ataku kardiak, eshte ndare nga jeta artisti i dekadave i Ansamblit Mirdita, Ndue Picaku.
Veprimtaria e tij artistike me Ansamblin emblematik “Mirdita”, shenon gjysem shekulli aktivitet te dendur, ku rishtas u be pjese e grupit te burrave te Mirdites, me spikatjen e jashtezakonshme te ketij grupi ne “Gjirokaster 1978” me “Xhamadanin e Trimerise”, ku benin pjese 11 burra artiste, dhe soliste Mrike Trumshi.
Me pas aktivteti me i dendur artistik i tij perfshin Shkodren, ku punoi e jetoi familjarisht, por duke qene pjese e eventeve te shumta te Ansamblit “Mirdita”, sidomos dekaden e fundit, qe nga Mirdita ne Metropol, Mirdita Turistike apo koncertet e medha festive, si dhe pjesemarrjet e shumta ne Maratonen e Kenges, ekranet televizive etj.
Ngushellimet shkojne per familjen, te afermit, shoket e miqte dhe per koleget e tij artiste. Pushofsh ne Paqen e Zotit, artist i dashur!