Ditën e sotme Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi vendosi përfundimisht mos regjistrimin e Partise Demokratike në zgjedhjet e 14 majit. Ai tha se Pasi Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) nuk pranoi ankimimet e dy grupeve, Celibashi tha se Lulzim Basha duhet të firmoste deklaratën solemnte. Ndërkohë që vendosi përfundimisht edhe mos legjitimimin e Sali Berishës.
Përfaqësuesi i Partisë Demokratike Indrit Sefa kërkoi nga Celibashi që të merren 2 vendime të veçanta për të dyja kërkesat, atë të Alibeajt dhe atë të Berishës, pasi sipas tij janë dy kërkesa të ndryshme. Kryekomisioneri Celibashi i tha se është vetëm çështja e regjistrimit të PD në dy kërkesa të veçanta.
“Unë po shqyrtoj çështjen e regjistrimit të Partisë Demokratike dhe çështjen e legjitimitetit e vendosa që herën tjetër”, tha Celibashi.