Ekipi i Vllaznisë ka udhëtuar sot drejt kryeqytetit për ndeshjen e rradhës, por njëkohësisht ka shfrytëzuar edhe mundësinë për t’i bërë një vizitë futbollistit kuqeblu Esat Mala që siç është bërë e ditur, i është nënshtruar ditën e djeshme një ndërhyrje kirurgjikale.
Lojtarët dhe pjestarët e stafit teknik i kanë shprehur atij mbështetjen në këtë moment të vështirë dhe njëkohësisht i kanë bërë të ditur se e presin shpejt në gjirin e tyre.
Ndërkohë KF Vllaznia me këtë rast, përpos mjekëve dhe personelit të spitalit ku është bërë ndërhyrja e Malës, dëshiron të falenderojë edhe Spitalin Rajonal Shkodër, me stafin e mrekullueshëm të doktorëve dhe infermierëve që u gjendën pranë në rastin e këtij lojtari, dhe po ashtu edhe përkushtimin e veçantë të drejtorit të spitalit, Dr.Senad Hallunit.