Rejan Alivoda, një nga zbulimet e këtij sezoni tek Vllaznia, nuk do të mund të kontribuojë për ndeshjen e kuqebluve me Laçin për Supërligë, ditën e diel në Kurbin, shkruan ShkodraWeb.
Në krah të trajnerit Josa në konferencën për shtyp tradicionale, Alivoda ka bërë me dije se do të mungojë për shkak të dëmtimit në ndeshjen me Partizanin, duke shpresuar të rikuperohet sa më shpejt.
Megjithatë, Alivoda është i bindur se “cunat do të japin maksimumin dhe do të arrijnë fitoren” në ndeshjen jo të lehtë me Laçin, i cili ka nevojë urgjente për pikë.
Duke folur për aktivizimin e tij si titullar këtë sezon tek Vllaznia, Alivoda thotë se “konkurrenca në mesfushë është pozitive dhe aktivizohet ai që e meriton apo që është më në formë”.