Këngëtari Luiz Ejlli i cili ndodhet në shtëpinë e Big Brother Vip Albania që nga data 24 dhjetor 2022, padyshim është kthyer në një nga personazhet më të dashura për Shqipërinë.
Me të gjitha debatet, humorin, lojërat e tij, ai ka ditur më së miri ti vjedhë zemrat shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit. Një ndër adhuruesit e tij të flaktë duket që është edhe sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Armando Broja i cili aktivizohet në radhët e Çelsit.
Në rubrikën “Big Love” banorët mund të marrin dhurata nga të gjithë fansat e tyre nga brenda dhe jashtë vendit. Kësaj herë ka qenë vetë sulmuesi që është bërë protagonist duke i dërguar një mesazh Luiz Ejllit.
“Luiz të përshëndesim, je më i miri, të ndjekim çdo ditë familja Armando Broja London”, thuhej në mesazhin e dërguar drejt këngëtarit. Rikujtojmë që Broja tani ndodhet jashtë fushave për shkak të një dëmtimi, por është në fazë rikuperimi dhe pritet të rikthehet së shpejti.