Ditën e martë parashikohet një kthesë e motit, edhe pse zyrtarisht fillon pranvera. Priten vranësira dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët dhe mesatar në formën e shtrëngatave.
Gjithashtu për këtë ditë pritet një rënie e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës. Megjithatë temperaturat e mesditës do të rriten përsëri në ditët në vijim.
Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi 1-7m/sek, duke bërë që valëzimi në detet Adriatik dhe Jonë të jetë i forcës 1-2 ballë.