Dita Ndërkombëtare e Pyjeve shënohet më 21 mars. Si e tillë ajo është shpallur me një rezolutë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.
Çdo vit, ngjarje të ndryshme shënojnë këtë ditë duke ngritur dhe formësuar vetëdijen për rëndësinë e të gjitha llojeve të pyjeve, si dhe pemëve jashtë pyjeve, në dobi të brezave të tanishëm dhe të ardhshëm.
Ngjarjet ekstreme, të tilla si zjarret, janë një kërcënim i madh për vendet evropiane, përfshirë edhe Shqipërinë.
Gjatë dy dekadave të fundit, dukuria e zjarreve në pyje është rritur në numër dhe gjithashtu në madhësinë e zonave të prekura. Pyjet shqiptare preken nga zjarret veçanërisht në fund të pranverës dhe gjatë verës së nxehtë dhe të thatë. Shkaqet e këtyre të zjarreve mund të jenë antropogjene (pakujdesitë njerëzore, djegia e kullotave dhe në një masë jo të vogël si rezultat i zjarrvënies) ose natyrore (rrufetë).
Ekosistemet pyjore mbartin vlera ekonomike, mjedisore, rekreative dhe turistike. Këto ekosisteme kërcënohen në mënyrë serioze nga zjarret, të cilat sjellin pasoja të mëdha negative të tilla si: shkretëtirëzimi, erozioni i tokës, humbja e biodiversitetit, humbja e funksioneve biologjike të cilat pasohen me humbje të mëdha social-ekonomike.
Pas vitit 2011, viti 2017 ishte një vit tjetër me një numër të madh zjarresh në pyje e kullota (rreth 250 zjarre). Të dhënat nga viti 2008 deri 2021 për sipërfaqet e prekura nga zjarret në Shqipëri gjenden tek linku me poshtë:
https://effis.jrc.ec.europa.eu/apps/effis.statistics.portal/effis-estimates/NOTEU/AL
Njohja e gjendjes së sipërfaqeve të prekura nga zjarret dhe përcaktimi i rrugëve dhe mënyrave për rehabilitimin e tyre është një sfidë e madhe por edhe domosdoshmeri për menaxhimin e përshtatshëm të sipërfaqeve të dëmtuara në të ardhmen.
Sistemi i përgatitjes dhe përgjigjes ndaj emergjencave civile duhet të funksionojë në mënyrë të vazhdueshme , të qëndrueshme dhe të integruar, sipas një vizioni strategjik afatgjatë, duke pasur parasysh sfidat e reja si ndryshimet klimatike, pandemitë dhe rritjen e turizmit.
Menaxhimi i sipërfaqeve të djegura kërkon domosdoshmerisht një vlerësim të shpejtë të dëmit të shkaktuar nga zjarret në pyje me qëllim që të merren masat e nevojshme për rehabilitimin e këtyre sipërfaqeve. Njohja e gjendjes aktuale në të cilat ndodhen speciet drunore është tepër i domosdoshëm në mënyrë që të merren masat mbrojtëse në të ardhmen.
Njohja e gjendjes së sipërfaqeve të prekura nga zjarret dhe përcaktimi i rrugëve dhe mënyrave për rehabilitimin e tyre është një sfidë e madhe por edhe domosdoshmeri për menaxhimin e përshtatshëm të sipërfaqeve të dëmtuara në të ardhmen.
Marrja e masave konkrete, kundrejt çdo lloj rreziku natyror, duhet të jetë pjesë e studimeve dhe sidomos kontrollit periodik mbi territor. / Nga Ervis KRYMBI, publikuar në Facebook/