Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka sekuestruar ditën e sotme vilën në pronësi të Albina Manckës, ish- gruas së Arben Ahmetajt, në Palasë.
Lajmi bëhet me dije nga burime nga vendngjarja. Mësohet se urdhri i SPAK është dhënë në kuadër të hetimeve ndaj ish-zevendëskryeministrit Ahmetaj.
Vila në pronësi të Manckës është kontrolluar edhe më herët nga hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit.