Pas banesës së ish-bashkëshortes së Arben Ahmetajt në Palasë, SPAK ka sekuestruar edhe vilën e bashkëjetueses së tij në Hamallaj.
Vila e shtetases me iniciale E.H., u kontrollua pak ditë më parë nga BKH. Gjithashtu gjatë ditës së sotme (24 mars) Prokuroria e Posaçme sekuestroi vilën në Palasë në pronësi të Albina Manckës, ish-gruas së Ahmetajt.
Urdhri i SPAK është dhënë në kuadër të hetimeve ndaj ish-zëvendëskryeministrit Ahmetaj.
Ahmetaj ankimoi pak ditë më parë vendimin për kontrollet në banesat e ish gruas dhe partneres së tij duke e cilësuar atë të paligjshëm.