Shkruan në Facebook kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin MARINAJ: Nikoja, shembull frymëzimi për secilin nga ne, që me punë dhe përkushtim mund të bëjmë më shumë për vetën, familjen, komunitetin dhe kombin tonë.
Para disa vitesh Niko Maraçaj është kthyer nga emigracioni për të investuar në vendin e tij të lindjes dhe që nga ajo ditë Nikoja ka punuar për të zgjeruar sipërmarrjen e tij.
Së fundmi bashkë me ortakun Marjan Maraçaj kanë hapur fermën “Ranch M&N” me fokus menaxhimin e impianteve të rritjes, përpunimit dhe tregtimit të dhive dhe produkteve të tyre.
Mbështjetja e qeverisë për sipërmarrjet dhe iniciativat e biznesit (bujqësi, blegtori, agroturizëm) i ka dhënë M.Madhe mundësi konkuruese në tregjet ndërkombëtare dhe fuqizim të ekonomisë familjare dhe të zonës.