Shkruan në Facebook deputeti i Shkodrës Benet BECI: Në një takim me arkitektë, ndërtues e pronarë të objekteve në zonën muzeale të Shkodrës, ku rrahja e mendimeve është e domosdoshme.
Në ndryshim me çdo bashki tjetër në vend, Shkodra ka kërkuar vendosjen e planit të detajuar vendor në qendrat historike. Kjo gjë bën që në zonën historike të Shkodrës dhe Thethit të pengohen restaurimi dhe rikonstruksionet, duke u bërë shkak për ndërtime e punime pa leje.
Bashkia ka refuzuar edhe mjaft leje të dhëna nga Ministria e Kulturës për zonën historike dhe nga ana tjetër ka dhënë vetë leje që nuk janë në kompetence të saj.
I gjithë ky ngërç i krijuar për zonat historike ka rritur informalitetin, por edhe papunësinë, si dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Shkodrës. Kam shumë besim se me forcimin e bashkëpunimit vendor-qëndror do të mund ta zgjidhim këtë problem duke bërë të mundur zhbllokimin e situatës.