Kiara Tito ka lënë natën e kaluar shtëpinë e BBVip Albania, duke shkëputur marrëdhënien e bukur me Luizin. Megjithatë, ashtu siç kishte premtuar, jo vetëm pret të vazhdojë jashtë shtëpisë historinë me Luizin, por edhe fton ta mbështesin në garën për fitoren e madhe, shkruan ShkodraWeb.
Në një publikim në Instagramin e saj, Kiara shkruan: “Faleminderit me shpirt. Dua ta nis pikërisht me mirënjohje reagimin tim të parë. Mirënjohje për të gjithë ata të cilët më kanë mbështetur dhe na kanë mbështetur në këto 90 ditë qendrimi e mbi të gjitha izolimi në shtëpinë e Big Brother Vip.
Edhe pse nuk kanë kaluar as 24 orë që kam dalë e ende kam shumë gjëra për të mësuar, e kam ndjerë pafund dashurinë tuaj. Falenderuese për të gjithë ata që besuan tek unë, edhe kur gjuha e urrejtjes nuk e bënte aq të thjeshtë.
Pavarësisht se nuk bëra lojë, jam e bindur që ata që më kuptuan e vlerësuan qendrimin tim dhe emocionet që kam dashur të përcjell.
Unë kam qen e para që e ndjeva pozitivitetin, mirësinë dhe dashurine e Luizit, edhe kur kisha kundër të gjithë, dhe i kam qendruar dhe do ti qendroj besnike ndjenjës time, deri në fund! Shumë dashuri për ju dhe mos harroni, #meLuizin♥️ @ina.ejlli”, shkruan moderatorja Kiara Tito.
Me këtë postim, numri i fansave të saj është shtuar me rreth 15 mijë brenda pak orëve, teksa ka patur një lum komentesh pozitive poshtë këtij postimi. Interesant është edhe tag-u për llogarinë në Instagram të Luizit, që menaxhohet nga motra e tij, Ina. Edhe kjo llogari brenda pak orëve, është rritur me rreth 5 mijë ndjekës.