Të dashur bashkëqytetar, Republika e Shqipërisë po planifikon të ndërtojë seksionin e autostradës Adriatiko-Joniane: Muriqan – Lezhë, me asistencën e BERZH-it dhe BE-së.
Për këtë qëllim janë në vazhdim e sipër aktivitetet lidhur me përgatitjen e VNMS-së dhe Projektimit Paraprak për projektin; Korridori Rrugor Adriatik-Jonian në Shqipëri dhe Mal të Zi, seksioni Murrqan-Lezhë; (WB24-ALB-TRA-01).
Për shkak të zbatimit të praktikave të mira ndërkombëtare në procesin e zhvillimit të këtij projekti, një prezantim publik i projektit do të mbahet më 31 Mars 2023, ora 10:00 në ambientet e Bashkisë Shkodër.
Përmbajtja e projektit dhe aktivitetet aktuale të lidhura me projektin do të prezantohen nga një ekip ekspertësh të WBIF IPF10. Të gjithë të interesuarit janë të ftuar të marrin pjesë në prezantim dhe të mësojnë për të gjitha aspektet e aktiviteteve aktuale dhe të planifikuara të projektit. /Njoftim në faqen zyrtare në Facebook të Bashkia Shkodër/