Dy persona kanë mbetur të plagosur në Kavajë, ku njëri prej tyre raportohet se ka ndërruar jetë. Bëhet me dije se gjatë një konflikti janë përdorur mjete prerëse (thikë) dhe armë zjarri.
Mësohet se emrat e viktimave janë Edomd Gosa dhe Altin Rexha, të dy në moshë relativisht të re.
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.03.2023, në Kavajë, tek kryqëzimi i valutës, ka ndodhur një konflikt midis dy shtetasve, ku shtetasi Edmond Gosa 43 vjeç, ka plagosur me thikë shtetasin Altin Rexha, 43 vjeç, ndërsa ky i fundit ka plagosur me armë zjarri shtetasin Edmond Gosa.
Si pasojë e plagëve të marra të dy shtetasit e përfshirë në konflikt, kanë ndërruar jetë në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Në përfundim të veprimeve paraprake në vendngjarje, do të kemi një informacion vijues.