Një grua ka mbetur e plagosur pas të shtënave me armë zjarri në Lushnje. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur për çështje pronësie. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në Ballagat të Lushnjes.
Paraprakisht mësohet se bëhet fjalë për familjen Hasalla. Nuk dihet ende identiteti i autorit të ngjarjes. Policia po punon për kapjen e tij dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
Informacion paraprak
Rreth orës 17:20, në fshatin Ballagat, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasja Bajame Seneja, 60 vjeçe, banuese në Ballagat, Lushnjë, e cila ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje , janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës dhe vijon krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën intensive për zbardhjen e plotë të ngjarjes.