Një i dënuar në burgun e Drenovës është nisur me urgjencë në spitalin e Korçës pasi nuk është ndjerë mirë.
Sipas informacioneve bëhet fjalë 28 vjeçarin Mus Gjauri nga Puka. Nuk dihet nëse 28 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës apo bëhet fjalë për diçka tjetër e cila do të zbulohet me anë të ekzaminimeve.
28 vjeçari është transportuar pranë spitalit të burgut dhe në vijim do i nënshtrohet analizave dhe ekzaminimeve mjekësore. Dyshohet se sendet metalike te gëlltitura janë brisqet e rrojës.
Ai ka qenë i dënuar për mashtrim dhe vjedhje të dhunshme.