Pedagogu i njohur Rudin Beka është pjesë e listës së Partisë Socialiste për këshillin bashkiak të Shkodrës. Beka renditet i 9-ti në listë.
Rudin Beka është pedagog i Fakultetit Ekonomik pranë Universitetit “Luigj Gurakuqi” në fushën e turizmit dhe komunikimit. Ka përfunduar studimet e larta në Gjermani dhe ka PhD në brandim dhe bmpresionizem.
Me eksperienca mësimdhenie në universitete amerikane, pjesëmarrës në konferenca në Mbretërinë e Bashkuar mbi problemet e turizmit, publikues librash në Amazon, autor kërkimesh në revista ndërkombetare, drejtues projektesh dhe organizator i aktiviteteve studentore në qytetin e Shkodrës.
Rudin Beka është konsulent strategjik i kompanive të eksportit ndër më të sukseshmet në Shqipëri, themelues i brandit Yellow.fit dhe trajnues i të rinjve mbi suksesin në jetë. Ai është njohës i mirë i fushës së marketingut, turizmit dhe ndërkombëtarizimit
Si një person që kontribuon çdo ditë në qytetin e Shkodrës, në keshillin bashkiak, ai do fokusohet në zhvillimin e turizmit, në rritjen ekonomike të qytetit dhe mbështetjen e të rinjve që të jetojnë dhe punojnë në Shkodër.