Sado vonë koha do ta provojë se vetëm përbashkimi në një kuvend real kombëtar të PDSH dhe bashkëpunimi me të gjitë spektrin e qendrës së djathtë na sjell në pushtet.
Mendoj se duhet kohë dhe energji të reja që PD të arrijë nivelet e saja optimale dhe kthimin e shpresës për fitore. E kundërta po ndodh ku për interesa të ngushta nuk llogaritet fare mundi, sakrifica dhe kontributi i mbështetësve të PD.
Edhe sot dy muaj para zgjedhjeve lokale në vend që të ulen tonet e të bëhet thirrje vetëm për bashkim, drejtuesit tonë në nivele të ndryshme vazhdojnë të nxisin ftohje, urrejtje e denigrime në mes demokratëve, duke thelluar më tej përçarjen e PD dhe elektoratit të djathtë.
Asnjëherë çarja nuk vjen nga baza, ajo është e ndjeshme dëmtohet shpejt dhe që të rikoperohet do më shumë kohë se lidershipi i cili bën kompromis edhe me djallin për hir të fitores dhe interesave të ndryshme e politike të çastit.
Koha do na gjykojë. Kjo nuk është PD që dua! Shpresojmë dhe uroj per ditë më të mira!!! /Nga Isuf META, ish- këshilltar bashkiak i i PD- së Shkodër, publikuar në Facebook/