Çdo vit që kalon, martirët e 2 prillit, Arben Broci, ish-themelues dhe anëtar e kryesisë së PD. Bujar Bishanaku, Nazmi Kryeziu dhe Besnik Ceka.
Nazmiu 32, kurse tre të tjerët, 20-22 vjeç, bëhen më të mëdhenj, bëhen më të pavdekshëm me veprën dhe sakrificën e tyre sublime. Veçanërisht ata mbeten një burim i përjetshëm frymëzimi për të gjithë shqiptarët që duan të votojnë të lirë.
Por, ata mbeten gjithashtu një detyrim madhor absolut për PD, t’u rikthejnë shqiptarëve votën e lirë. Sot, e theksova edhe më parë: ne i nderojmë ata në një monizëm të shëmtuar, në një monizëm të egër, në një monizëm i cili referuar konventës së OKB për gjenocidin, ushtron gjenocid ndaj shqiptarëve.
Në artikullin 3 të kësaj konvente thuhet: se krijimi i kushteve të kalkulueshme për t’u larguar nga vendi përbën akt gjenocidal. Dhe kjo ka ndodhur dhe po ndodh në Shqipëri në këto vite. Ndaj edhe në këtë konstekst, sakrifica e tyre është një apel, është një kushtrim për çdo shqiptar që më 14 maj të votojnë për rivendosjen e pluralizmit. Të votojnë për t’i shkurtuar ditët këtij regjimi anti-shqiptar dhe çnjerëzor që po i vjedh shqiptarët sa asnjë pushtues tjetër në histori. Po i detyrojnë ata të largohen nga vendi i tyre, dhe që po shkreton Shqipërinë me një shpejtësi të rrufeshme.
Edhe njëherë një nderim të thellë veprës së pavdekshme të marirëve të 2 prillit dhe familjarëve të tyre sot.
PD është e sigurtë që në këto zgjedhje do dalë fitimtare dhe i garanton shqiptarët se asgjë në këtë botë, nuk e ndalon vrull, hovin, vendosmërinë e saj për t’iu rikthyer shqiptarëve votën e lirë. Ne jemi të betuar për këtë dhe do t’ua faktojmë shqiptarëve.
Unë për çdo demokrat kam një ftesë padiksutim. Të bashkohemi dhe të mos harrojmë se geni ynë është pluralizmi. Se ideali ynë është liria. Asnjë demokrat nuk duhet të harrojë investimin e tij. Kurse, përsa i përket binomit Basha-Alibasha, ai përbën shëmtirën politike më të madhe në 32 vite, duhet të them pengjet më të keqpërdorura. Në historinë politike të Shqipërisë janë pengje të Edi Ramës dhe çdo votë e imagjinuar për ata, është votë për Edi Ramën.
S’ka diskutim që ata faktojnë se nuk kanë merituar asnjë besim, asnjë mbështetje, pasi ata janë persona që shkelmojnë në radhë të parë mbi veten e tyre, dhe në këtë kontekst kryejnë, sillen si pengje, pas asnjë lloj vlere. /Intervistë për mediat e kryetarit të PD- së Sali BERISHA në përfundim të ceremonisë përkujtimore për 4 dëshmorët e demokracisë “2 prill 1991” në Shkodër/