Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Derë më derë te bizneset e vogla. Ata e dinë mirë sa nevojë ka për menaxhim që ekonomia të rritet.
Përballen përditë me vështirësitë e punës, ndonëse janë të liruar prej taksave. U duhet të bëjnë më shumë xhiro, për të rritur fitimin e tyre, por edhe për të patur mundësi që të investojnë për ta shtuar biznesin apo për të rikonstruktuar hapësirat ku punojnë.
U duhet vëmendje nga pushteti lokal dhe janë krejt të vetëdijshëm se vetëm me punë mundemi të gjithë bashkë ta forcojmë ekonomikisht qytetin tonë. Ju falënderoj të gjithëve për kohën që më kushtuat, edhe për mbështetjen, e sidomos për idetë tuaja, mënyrën tuaj të vëzhgimit të gjërave që duhen përmirësuar.