Bashkia e Shkodrës pasditen e sotme, është ngjyrosur bojëqiell. Pamja e ndryshuar e pjesës ballore ka tërhequr vëmendjen e kalimtarëve në pedonalen e qytetit, aty ku është edhe ndërtesa e bashkisë.
Ka qenë vetë kryebashkiaku Bardh Spahia, i cili përmes një publikimi në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka shpjeguar arsyen e ngjyrosjes bojëqiell të bashkisë.
“Në Ditën Botërore të Autizmit fasada e Bashkisë Shkodër u ndriçua me ngjyrën blu.
Është ky një mesazh simbolik në sintoni me institucionet kudo në botë, që të tregohet më shumë përkujdesje dhe vëmendje ndaj personave me çrregullime të spektrit autik!”, shkruan kryebashkiaku Bardh Spahia.