Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Ftesa e familjes Shurdha për të vizituar dhomën muze që kanë krijuar në shtëpi, më dha ndjesi jashtëzakonisht të mira. Pashë aq shumë relike teksa dëgjoja z.Ahmetin për historite familjare, kulturën dhe traditën që ka trashëguar.
Vite më parë familjet tona kanë qenë shumë të lidhura: nana e zotni Ahmetit e gjyshja ime, Nadja , u kthyen me shumë nostalgji në bisedën tonë. Po përtej vlerave emocionale personale dhe mahnitjes nga larmia e pasurive të trashëgimisë që pashë në këtë dhomë muze, dua të veçoj vlerat e jashtëzakonshme të qytetarisë shkodrane.
Nuk ka provë më të mirë për këto vlera sesa të dish të ruash e të trashëgosh me breza çdo element që tregon kaq shumë. Kjo shtëpi e të zotët e saj e pasqyrojnë më së miri këtë gjë! Faleminderit nga zemra për këtë pasdite kaq frymëzuese!