Një 50-vjeçar ka humbur jetën ndërsa është rrëzuar aksidentalisht nga lartësia, teksa ishte duke punuar në fabrikën në pronësi të tij. Viktima është identifikuar si shtetasi Ndue Gjinaj, i cili ka humbur jetën në spital si pasojë e plagëve të marra.
Ai ra nga një lartësi prej 3 metrash, duke marrë dëmtime të shumta në pjesën e kokës. Pasi u dërgua me urgjence në Spitalin rajonal të Lezhës dhe pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë të bluzave të bardha, nuk mundi të mbijetoje dhe humbi jeten në spital 30 minuta pas ngjarjes.
Në lidhje me rastin policia nisi hetimet për zbardhjen e shkaqeve dhe rrethanave të ngjarjes. Gjithashtu edhe Inspektorati Shtetëror i Punës tha se do të do të nisë verifikimet, për të parë nëse janë zbatuar rregullat e sigurisë në punë.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.
Njoftimi i policisë
Lezhë/Informacion paraprak
Rreth orës 15:30, në fshatin Rrilë, Lezhë, shtetasi N. Gj. 50 vjeç, duke punuar në fabrikën në pronësi të tij, dyshohet se ka rënë aksidentalisht nga lartësia dhe si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor vijon veprimet në vendin e ngjarjes, me qëllim dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të kësaj ngjarjeje.