Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e martë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme si pasojë e aktivitetit të qendrës së presionit të ulët dhe kalimit të frontit të ftohtë me origjinë jugperëndimore.
Moti parashikohet i vranët. Reshje shiu me intensitet të ulët dhe mesatar në formë shtrëngatash shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Në zonat malore në lartësi 900-1100 metër reshje bore me intensitet të ulët dhe mesatar.
Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje dhe shpejtësi 0 -10m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore deri në 15-18m/s shoqëruar me valëzim në dete të forcës nga 3-4 ballë.