Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Takimi i parë me grupet e interesit, jo rastësisht u organizua me përfaqësues të institucioneve dhe organizatave që ofrojnë shërbime sociale.
Duke qenë në kontakt të drejtpërdrejtë me komunitetin, ata janë përçuesit më të mirë të nevojave që kanë njerëzit. I falenderoj shumë për pasqyrimin e realitetit dhe qasjen që ata kanë, janë një burim shumë i mirë për të nisur detajimin e programit tonë. Bashkëpunimi është fjala kyçe.
Ngritja e forcimi i tij mes strukturave të Bashkisë dhe institucioneve në terren, janë hapat e parë për të siguruar shërbime më të mira, duke ndikuar direkt në cilësinë e jetës së qytetarëve.