E ndjejmë për detyrë në kuadër të një procesi elektoral të barabartë dhe të paanshëm dhe në zbatim të Kodit Zgjedhor në fuqi, të denoncojmë një rast flagrant shkeljeje nga subjekti zgjedhor, koalicioni “Bashkë Fitojmë”.
Në bazë të nenit 79 të Kodit Zgjedhor, pika 1, kryetarit të bashkisë i lind e drejta jo më vonë se 35 ditë, të caktojë në mënyrë të drejtë dhe të paanshme, vendet publike dhe të dukshme për afishimin e materialeve propagandistike.
Ky vendim për transparencë publikohet në faqen zyrtare të bashkisë, menjëherë pas miratimit.
Sot jemi 45 ditë para zgjedhjeve, nuk ka një vendim publik ku është miratuar vendosja e posterave, e megjithatë subjekti zgjedhor “Bashkë Fitojmë” në shkelje flagrante e ka bërë fakt, në një nga zyrat elektorale pranë godinës së Fakultetit të Drejtësisë.
Partia Socialiste Shkodër fton kryetarin e bashkisë Shkodër Z. Bardh Spahija, njëherësh kandidat i subjektit zgjedhor “Bashkë Fitojmë” që të zbatojë ligjin dhe të vejë në lëvizje policinë bashkiake, sipas pikës 5 të nenit 79 të Kodit Zgjedhor, për të hequr materialet propagandistike të vendosura në kundërshtim me ligjin.
Situata të tilla janë qasje të panevojshme dhe në dëm të një fushate të pastër e qytetare elektorale, që Shkodra dhe shkodranët meritojnë. /Deklaratë për mediat e PS Shkodër/