Një qytetar është kërcënuar në mes të ditës nga kreu i bashkisë së Pukës, Gjon Gjonaj.
Siç dëgjohet dhe në videon e siguruar nga ShkodraWeb, kryebashkiaku i drejtohet qytetarit duke i thënë: Mos të të shoh…se për krye të fëmijëve të bëj të çuditesh. Po ik ore…
Sipas asaj që raportohet, Gjonaj përpos dhunës verbale ka ushtruar dhe dhunë fizike ndaj qytetarit, si dhe e ka kërcënuar me jetë.
Ende nuk dihet shkaku i këtij konflikti, por vetë policia nuk ka bërë asnjë reagim ndaj kësaj dhune.
Siç shihet dhe në video Policia e Shtetit edhe pse është dëshmitare e një ngjarje të tillë, nuk bën as lëvizjen më të vogël për të ndërhyrë.