Unioni i Gazetarëve dega Shkodër ka organizuar ndarjen e çmimeve në gazetari “Hamit Boriçi”, edicioni i 6-te i tij, i cili uzhvillua ne bibloteken e Universitetit te Shkodres “Luigj Gurakuqi”
Në këtë edicion u ndane çmime për gazetarët që punojnë në mediat audiovizive dhe ate te shkruar . Këtë edicion janë nderuar me çmime gazetarët: Mario Gjini, Nereida Vitoja, Prel Milani, Admir Uruci, Maison Kavaja si dhe u nderua me cmim karriere gazetari Dashamir Dini.
Ne kete aktivitet moren pjese personalitete te jetes publike, gazetare dhe profesore te gazetarise nga qytetet veriore te vendit dhe Tirana.
UGSH ka krijuar tanimë një traditë të përvitshme e cila evidenton vlerat e gazetarëve që marrin këto çmime me emrin e “babait të gazetarisë shqiptare”, Prof. Dr. Hamit Boriçi.