Besimtarët myslimanë po përjetojnë me devocion, përkushtim e sakrificë muajin e madhnueshëm të Ramazanit. Traditë e këtij muaji të shenjtë, janë sofrat që bashkojnë në iftare besimtarët që agjërojnë.
Mesazhi i këtyre iftareve publike, është ai i dashurisë për Zotin- krijuesin e Gjithësisë, dashurisë për njëri- tjetrin por edhe i mbështetjes për më nevojtarët.
Në një nga këto iftare, ka qenë i pranishëm edhe Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër, i cili përmes disa fotove dhe pak rreshtave në rrjete sociale, shkruan:
“Ky muaj na fton të jemi më të përulur, më mirënjohës e t’i japim më shumë njëri-tjetrit. Ramazan të begatë e agjërim të pranuar për të gjithë besimtarët musliman”, shkruan Beci.
Beci shoqërohej nga bashkëshortja dhe vajza e tij.