Shkruan në Facebook Tonin Marinaj, kryetar i Bashkisë Malësi e Madhe: Balshajt besojnë tek alternativa dhe vizioni që kemi ne për këtë perlë të bukur liqenore.
Me grupin e punës biseduam për prioritetin që i kemi dhënë turizmit përmes investimeve në infrastrukturë dhe sot Balshajt janë kthyer në një destinacion të preferuar nga shumë vizitorë vendas dhe të huaj.
Projekte të tjera janë gati për t’u zbatuar në agroturizëm, bujqësi dhe blegtori, përmes së cilave synojmë rritjen ekonomike për çdo familje.
Me 14 maj fitojnë Balshajt dhe krejt Malësia.