Ndeshja midis Kastriotit dhe Bylisit e planifikuar të luhej ditën e sotme në orën 15:00 nuk do të zhvillohet.
Lajmin e ka bërë me dije vetë FSHF me anë të një njoftimi në faqen e saj zyrtare.
Kjo gjë ka ardhur si pasojë se gjyqtarët janë kërcënuar përpara kësaj sfide dhe asnjëri s’ka preferuar ta marrë përsipër.
Një javë më parë, në ndeshjen Kastrioti-Laçi arbitrat e ndeshjes janë kërcënuar me jetë dhe janë detyruar të anulojnë një gol për skuadrën e Laçit. Të ndjerë vazhdimisht të kërcënuar zyrtarët kanë pasur frikë të deklarojnë me shkrim apo të denoncojnë ngjarje të tilla.