Bashkia Shkodër është bërë pjesë e “Expo Turizëm” edicioni i 5-të i Panairit Ndërkombëtar të Turizmit.
Mes 100 ekspozuesve nga i gjithë vendi dhe rajoni, u prezantua oferta e larmishme turistike e Bashkisë Shkodër. Forcimi i lidhjeve me tregun, mbështetja dhe zgjerimi i imazhit të bashkisw dhe produkteve turistike, përmirwsimi i marrëdhënieve të bashkëpunimit, janë fokus i punës.
Pjesëmarrja në “Expo Turizëm” vjen në vazhdën e një sërë aktivitetesh kombëtare dhe ndërkombëtare ku Bashkia Shkodër është bërë pjesë, me synimin e vetëm për ta promovuar gjërësisht dhe në mënyrë dinjitoze ofertën e saj turistike.