Kandidati i Partisë Socialiste për kryetar i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, vijon takimet në njësitë administrative. Ndalesa e radhës ishte Drishti, Fshat të ri, Kullaj, Dragoç, Mes-Myselim, Milan në NJA Postribë, ku ka bashkëbiseduar me banorët.
Në një publikim në faqen e tij zyrtare në Facebook, kandidati Beci nënvizon se bashkia duhet të jetë shtëpia e të gjithëve dhe mendimet duhen rrahur.
“Në Drisht, Fshat të ri, Kullaj, Dragoç, Mes-Myselim, Milan. Në oborre, lokale, dyqane, shtëpi, me banorët që kanë kaq shumë nevojë me ua dëgju mendimin. Ata flasin mbi çdo gjë që i shqetëson, por kanë edhe idetë e tyre se si gjërat mund e duhet të bëhen më mirë.
Bashkia është shtëpia e të gjithëve, e si në një shtëpi që funksionon mirë, mendimet duhen rrahur, idetë duhen çuar përpara, i duhet dhënë dora çdo anëtari, duhet t’i përkushtohesh secilit me të njëjtin kujdes.”, shkruan Beci në publikimin e tij.