Basti i socialistëve është që të marrin Shkodrën në 14 maj, mirëpo sondazhi i Piepolit nuk jep një rezultat optimist për kampin rozë. Bardh Spahia është në avantazh krahasuar me kandidatin e socialistëve, Benet Beci.
Nëse shkodranët do të votonin sot deri 62% do i jepnin Bardh Spahisë, kandidati të koalicionit Berisha Meta. E ndërsa për Benet Becin do të votonin 38-42% e shkodranëve.
Partia Socialiste ka pësuar një rritje me 4-8% në qytetin e Shkodrës krahasuar me zgjedhjet parlamentare të 2021, megjithatë jo mjaftueshëm sa për të marrë shumicën. PS nuk do t’i kalonte 32% në Shkodër si forcë politike.
Berisha-Meta janë forcë e parë, me 44- 48%, e ndërsa PD-ja e Enkelejd Alibeajt nuk merr më shumë se 10%. Vlen për t’u theksuar se PSD e Tom Doshit që ka qenë një parti vendimtare në zgjedhjet e kaluara me 14%, në këto zgjedhje pothuajse zhduket pasi nuk kalon as 1%.