Ndahet nga jeta gazetari dhe aktivisti Nebil Çika. Lajmi është publikuar në rrjete sociale nga miqtë e kolegët e tij, të cilët shprehin dhimbjen për largimin e parakohshëm të parakohshëm nga jeta.
Jozef Radi: Eshte larguar befas nga jeta gazetari Nebil Cika…
Me te cilin kemi ndare miq dhe fate te perbashketa, biseda, diskutime dhe probleme te perbashketa…
Sot ne mengjes, lajmi i pare i dites qe me trishtoi shume ishte Ikja e Tij e papritur…!
Ngushellime familjes dhe djemve te tij… dhe i lehte te qofte dheu Nebil!
Agim Popoci: Pse ike keshtu o vella… Nebil Çika, Qofsh i xhenetit! Lamtumire!
Bujar Vreto: Dhimbje për ty mik i shtrenjtë😥
Dje ishim bashkë biseduam, sot zgjohem e lexoj lajmin e zi, zemra juaj ka pushuar ehh çështë jeta. Humba dhe humbëm një mik, bashkëpuntor të çmuar. Aktivist, publicist të talentuar. Antikomunist dhe demokrat i vendosur, e pabesueshme që sdo takohemi më fizikisht Nebil Cika. Bashkëshortja, fëmijët dhe familjarët humbën njeriun e tyre të dashur. Shoqëria, mikun e pazëvendësueshëm, ish të përndjekurit politikë të diktaturës humbën një vlerë që luftonte krah për krah me ta si avokat për kauzën e tyre. Publicistika humbi publicistin, humbi një nga penat më të spikatura të saj në vitet e pluralizmit.
Ngushëllime, prehu në paqe miku im Nebil! I përjetshëm kujtimi juaj!
Anton Hasanpapaj: Lamtumirë miku im
Unë do të të kujtoj gjithmonë kêshtu!
Ngushêllime famijes,miqve e tê afêrmve !
Qofsh i xhenetit Nebil!