Shkruan në Facebook Bardh Spahia, kryetar i Bashkisë Shkodër: Shkodra do të jetë një portë e rëndësishme rajonale dhe evropiane.
Me deputetin e partisë Konservatore dhe njëherazi drejtues i Komisionit të Jashtëm Parlamentar Britanik z. Henry Smith pata kënaqësinë të bisedoja mbi zhvillimet politike në vend dhe sfidën e 14 Majit, urat e bashkëpunimit me fokus zhvillimin ekonomik, turistik dhe kulturor mes dy vendeve tona.
Një ndalesë e veçantë ishte ajo në Vendin e Dëshmisë dhe Kujtesës ku deputeti Smith u njoh me një periudhë të errët që kaloi vendi ynë, e cila u duhet dëshmuar brezave të ri.
Tashmë mes Shkodrës dhe Anglisë përmes bashkëpunimeve me miq të mirë të vendit tonë si z.Smith, do të ketë rrugë të reja zhvillimore.