KQZ ka hedhur sot shortin për renditjen në fletën e votimi për këshillat bashkiakë në zgjedhjet e 14 majit.
Kryetari i KQZ Ilirjan Celibashi në fjalën e tij u shpreh se janë vetëm tre subjekte politike, që kanë paraqitur listën shumëemërore në 61 bashki, si Partia Socialiste e Shqipërisë, Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Partia Agrare Ambientaliste të cilat do të ndajnë numrin nga 1 deri në tre në fletën e votimit.
Nga ky proces, të parët që do të renditen në fletën e votimit për Këshillat është koalicioni “Bashkë Fitojmë”, ndërsa PS do të jetë e 2 në radhë dhe PAA e 3.
Renditja e plotë e 40 partive
1-Koalicioni “Bashkë fitojmë”
2-PS
3-PAA
4-Partia Republikane
5-Partia Lëvizja e Legalitetit
6-Partia Demokracia Sociale
7-Koalicioni “Aleanca Liberale e Djathtë”
8-Partia Social Demokratike
9-Partia Demokratike
10-Aleanca progresiste LZHK
11-Fryma e re Demokratike
12-Partia për Drejtësi, Integrim dhe Unitet
13-Partia për Eurpianizim e Integrimin e Shqipërisë
14-Partia Aleanca Demokratike e Shqipërisë
15-Partia Bindja Demokratike
16-Partia për mbrojtjen e të drejtave të emigrantëve
17-Aleanca Arbnore Kombëtare
18-Partia Balli Kombëtar
19-Partia Aleanca për demokraci dhe solidaritet
20-Lëvizja Punëtore Shqiptare
21-Fronti i Majtë
22-Partia e Unitetit Kombëtar
23-Partia e Gjelbër
24-Partia Konservatore
25-Partia Lëvizja e Re
26-Aleanca për Barazi e drejtësi Europiane
27-Partia Kombëtare Konservatore Albania
28-Partia për mbrotjen e të drejtave të punëtorëve
29-Aleanca Maqedonase për Integrim Evropian
30-Partia e Emigracionit Shqiptar
31-Partia e Reformave Demokratike Shqiptare
32-Partia Komuniste e Shqipërisë
33-Partia Ora e Shqipërisë
34-Partia KristianDemokrate
35-Nisma thurje
36-Partia Lëvizja Bashkë
37-Minoriteti grek për të ardhmen
38-Partia Aleanca Demokristiane e Shqipërisë
39- Partia Demokristiane Shqiptare
40-Ardhmëria Shqiptare