Shkruan në Facebook Benet Beci, kandidat për kryetar i Bashkisë Shkodër: Sot po ju paraqes pjesën e fundit të këtij rrëfimi mbi Shkodrën, lidhjen me të dhe projektin tim për ta menaxhuar këtë qytet.
Ky ishte komunikimi i parë me ju dhe sigurisht është një prezantim i parë i koncepteve të përgjithshme, të cilat kanë shumë nevojë edhe për prurjet, mendimet, bashkëbisedimin me ju. Ju falenderoj të gjithëve që po ju takoj ditë pas dite, që po më shkruani, që po kërkoni forma për tu bërë pjesë e projektit tim.
Unë besoj se kemi nevojë për të shkëmbyer me njëri-tjetrin shumë ide dhe nuk do të doja të hezitonit që të komunikoni me mua. Duke ju siguruar që ky do të jetë një bashkëbisedim dhe shkëmbim idesh që nuk ka të bëjë me politikën, as me socialistët apo demokratët, por me Shkodrën.
Është një nevojë dhe besim i imi që nëpërmjet këtij komunikimi ne mund të realizojmë një program të suksesshëm, të shkëlqyer që Shkodrës i ka munguar prej kohësh. Faleminderit të gjithëve!